BallinaKronikeEMRAT/Të dënuar për trafik droge, OFL u kërkon llogari 3 “të fortëve”...

EMRAT/Të dënuar për trafik droge, OFL u kërkon llogari 3 “të fortëve” në Dibër

spot_img
spot_img

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Eriol (Moll) Çela, Tedi Vojka dhe Albi Murja.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.(M.) Ç. banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

T. V. banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i  narkotikëve”;

A. M. banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular