ktori legjendar indian, Soumitra Chatterjee, ka vdekur në moshën 85 vjeç nga komplikimet shëndetësore në lidhje me Covid-19.
Ai vdiq në Klinikën Belle Vue në Kolkata këtë të diel, pasi ishte shtruar që nga 6 tetori. Ai fillimisht doli pozitiv për koronavirus dhe komplikimet nga sëmundja sollën vdekjen e tij.
Pavarësisht se ishte në kujdesin e një ekipi prej 15 mjekësh më të mirë në shtetin e Bengalit Perëndimor, aktori nuk mundi të mbijetonte.
Karriera e Chatterjee shtrihet në gjashtë dekada dhe 300 filma, dhe ai ishte gjithashtu një poetë i suksesshëm, dramaturg dhe aktor i teatrit.