Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Nartës në Vlorë, ndërsa mjeti është kthyer përmbys në mes të rrugës. Burime bëjnë për “Fax News” me dije se drejtuesja e mjetit ka qenë Françeska Jaçe, ish-banore në “Big Brother”, e cila ka marrë lëndime pa pasoja të rënda për jetën.
Shkak i aksidentit mësohet se ka qenë shpejtësia dhe mos njohja e terrenit, ndërkohë që Policia vijon hetimet në lidhje me aksidentin.
Jaçe është transportuar drejt spitalit, ku do të marrë trajtim mjekësor, ndërsa mësohet se ajo ka qenë duke udhëtuar e vetme në mjetin e saj në momentin kur ndodhi aksidenti.