Blerta Josifi u shfaq për herë të parë pas më shumë se 4 muajsh pas ngjarjes së rëndë që shokoi mbarë opinionin publik.
Vajza e mbijetuar po rrëfen në “Shqipëria Live” tragjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj. 34-vjeçarja u shfaq e tronditur, ku dhimbja shprehet qartë në fytyrën e saj.
Më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi.
Viktimat kishin humbur jetën pas ditëve të tëra pa u ushqyer, me arsyen për t’u ringjallur. Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa për trupin e saj ishin kujdesur që të mos dekompozohej motra dhe nëna, duke e lyer me vaj dhe me vendosjen e një ventilatori që largonte erën e rëndë.
Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tragjedia.