Përurohet rruga e re ajrore e ngarkesave mes qytetit Xiamen, në provincën Fujian në Kinën lindore, dhe Londrës, duke aktivizuar në këtë mënyrë dhe lidhjen e parë të drejtpërdrejtë ajrore të këtij lloji midis dy vendeve.
Fluturimi i parë i ngarkesave që transportonte 32 tonë tekstile dhe produkte të tjerë komerciale u ngrit nga Xiamen në orën 20:30, me kohën e Pekinit, dhe mbërriti në Aeroportin “Heathrow”, në Londër, pas 12 orësh.
Kompania “Xiamen Airlines”, operuesi i itinerarit, bëri të ditur se rruga e re pritet të promovojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor midis Fujian dhe Evropës. Së shpejti pritet të inaugurohen edhe tre lidhje të drejtpërdrejta të ngarkesave. (Irma)