Djali i futbollistit legjendar, Diego Maradona, është infektuar me koronavirus, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.
derisa pas komplikimeve – është dërguar me urgjencë në spital
Vetë MAradona doli nga spitali vetëm pak ditë më parë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje në kokë, si pasojë e një mpiksje të gjakut në tru.
I quajtur si babai i tij, Diego, thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas infektimit me COVID-19.
Mediat në Argjentinë raportojnë se djali i Maradonas është dërguar në spital, 24 orë pas lirimit të babait të tij nga operacioni që kishte në tru.
Diego Maradona e ka lindur djalin e tij në një aferë me modelen italiane Cristiana Sinagra, ndërsa e pranoi si të tijin vetëm në gusht të vitit 2016