Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është shprehur entuziaste për punën e SPAK deri më tani me akuzat dhe hetimet që kanë arritur të bëjnë prokurorët.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Kim shprehet se tashmë është shenjëe qartë që SPAK po ecën hap pas hapi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Po ashtu ajo thekson se SPAK duhet të qëndrojë në këtë kurs, i ashpër dhe të vijojë punën. Nuk dihet se për cilat hetime është e lumtur Yuri Kim.
“Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbani kursin. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me popullin shqiptar në mbështetje të Reformës në Drejtësi!”, shkruan Kim në rrjetet sociale.
Nuk dihet saktë se cila është adresa e mesazhit të ambasadores Yuri Kim, por SPAK tashmë ka nisur një sërë çështjes hetimore ndaj zyrtarëve të tjerë.