Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj i ftuar në emisionin Open në Top Channel, ka thënë se nëse rastet e infektimit me covid-19 vijojnë të rriten siç po ndodh ditët e fundit atëherë vendi do të jetë i detyruar që të shtrëngojë masat anti-covid dhe kufizimet e tjera.
“Për Covid 1 dhe covid 3 kemi aktualisht 10 të intubuar dhe 14 pacientë të tjerë që trajtohen me regjim respirator. Kemi kapacitete akoma në reanimacionet. Shqiptarët duhet të bëhen të vetëdijshëm që të kujdesen dhe të ruajnë burimet njerzore. ne nuk mund të bëjmë një mbyllje të menjëhershme. se jemi një vend i varfër dhe kanë nevojë të punojnë. Por njerëzit duhet të jetojnë se pari. Unë jam për masa akoma më shtrënguese. Nëse masat e marra nuk janë efikase. Nëse ritmi infektimeve do të jetë i tillë…Nuk besoj që do ta përballojnë spitalet dhe mendoj që do të merren masa më shtrënguese. Kemi një spital, një klinikë ende të pa hapur. Kemi spitalet rajonal që janë përgatitur për përballuar këtë. Numri do të na imponojë që do të merren masa akoma më të ashpra.” Krenar Lilaj.