Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Elbasan-Librazhd.
Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në këtë rrugë.
Bëhet fjalë për 3 makina të vogla dhe një kamion.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona, gjendja e të cilëve mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.