BallinaAktualitetEmrat/KLP publikon listën e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Emrat/KLP publikon listën e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të ligjit nr. 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

I pari në listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret është Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

I) Prokuroria e Përgjithshme
1. Olsian Çela
2. Thoma Jano,
3. Adnan Xholi,
4. Alfred Progonati,
5. Alma Muça,
6. Anila Leka,
7. Kudusi Shahu,
8. Kujtim Luli,
9. Sokol Stojani
II) Prokuroritë e Apeleve
1. Ludovik Dodaj,
2. Moisi Duda,
3. Gjon Fusha,
4. Genti Xholi,
5. Fatjona Memcaj,
6. Arben Qosja,
7. Altin Binaj,
8. Enrik Haxhiraj,
9. Kleanth Zeka

Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

I) Prokuroria e Përgjithshme
Arqilea Koça
II) Prokuroritë e Apeleve
Alfred Agolli,
Rozeta Qirjaqi,
Irma Balli,
Elvin Gokaj,
Edmond Hyka
Brahim Dragjoshi

Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “b”, të ligjit 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.

Pelivan Malaj
Ky prokuror nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “dh”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. Lista me kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe lista me kandidatet që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, i dërgohet Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular