BallinaKryesoreBasha: Ja kush fshihet pas akuzave të trilluara ndaj meje

Basha: Ja kush fshihet pas akuzave të trilluara ndaj meje

spot_img
spot_img

Blendi Fevziu: Pyetja është direkte. Kush fshihet, thuaje direkt?
Lulzim Basha: Për mua ka tre faktorë që fshihen dhe pastaj mund t’i marrim një nga një. E para, kush përfiton nga kjo. Përfitojnë ata që heqin vëmendjen nga një problematikë që është rënduar e që ekziston sot në vend, që është pandemia dhe kriza ekonomike. E dyta, përfitojnë ata të cilët e kanë treguar veten e tyre përmes një aleance financiare me një nga dy televizionet e mëdha kombëtare. Për tre javë me radhë, subjekti i denoncimeve të opozitës që janë pronarët e inceneratorëve dhe ortakët e tyre për një arsye të thjeshtë, pastaj mund ta diskutojmë në detaje, sepse një prokuror i vetëm tre pyetje po t’u bëjë atyre, atëherë do të kemi të bëjmë me një megaproces si në Siçili, ku do të përfshihen politikanët më të mëdhenj të vendit dhe anëtarë të krimit të organizuar, që kanë përfituar në kohë pandemie mbi 75 milionë euro në kurriz të shqiptarëve dhe e treta….
Blendi Fevziu: Prit, prit pronarët mund të kenë përfituar, por krimi organizuar të ketë marrë 75 milionë euro, kjo është cmenduri…
Lulzim Basha: Bashkarisht, t’i marrin një nga një por meqë thatë…
Blendi Fevziu: Po prit, më mbrapa, të mbarojmë njëherë me të tretën.
Lulzim Basha: Mund ta them dhe të tretën?
Fevziu: Po.
Lulzim Basha: E treta është gjykimi im. Do kesh pak durim ta dëgjosh.
Fevziu: Vetëm të lutem shkurt, Basha!
Lulzim Basha: Jo, të lutem shumë, meqë më ke thirrur, do më japësh kohë.
Fevziu: “Meqë më ke thirrur”. Po nuk mund të mbash fjalim.
Lulzim Basha: Këtu jam unë, më bëni të gjithë pyetjet. E bëri një pyetje, do ta mbaroj. Bëni pyetje të tjera, do të merrni përgjigje.
Favziu: Dakord mo, dakord.
Lulzim Basha: E treta që nuk është faji im, janë komplekset e Edi Ramës. Ka ca komplekse ai sepse ato të cilat unë kam patur privilegjin dhe nderin të shërbej dhe t’i bëj në 8 vite, ai s’i bën dot në 80 vite. Kur isha Ministër Transporti kam bërë Rrugën e Kombit, ky i vuri tra Rrugës së Kombit. Kur isha Ministër i Jashtëm kam qëndruar krah George Bushit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, kam bërë luftë me Lavrovin dhe Hukerinicin, dhe i keni pamjet këtu për pavarësinë e Kosovës dhe më vonë për njohjen e Kosovës, ndërkohë që ky me 10 vjetor përmendte Presidentin e përbashkët, në gjykimin tim duke i thënë gjithë botës që ky nuk është shtet dhe duke i shërbyer një ideje që shkon kundër shtetësisë së Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular