BallinaAktualitetCovid nuk kursen/Dy gra shtatzëna në gjendje të rëndë të shtruara në...

Covid nuk kursen/Dy gra shtatzëna në gjendje të rëndë të shtruara në spital

spot_img
spot_img

Një grua shtatzëne është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është prekur nga Covid-19 si dhe po trajtohet në repartin intensiv të Klinikës Infektivë të QKUK’së. Ndërkohë një grua tjetër shtatzënë po ashtu e prekur me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i SHSKUK’së, Shpend Fazliu.

Njëra nga këto paciente e prekur nga Covid-19 është në moshën 30-vjeçare dhe është në javën e 27-të të shtatzënisë.

E ndërkohë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK’së ka paciente shtëzëna të cilat janë të prekura po ashtu me koronavirus. 6 gra tashmë janë të konfirmuara me Covid-19 e që janë të shtrira në klinikë.

Deri më tani dhjetëra gra në Kosovë të cilat kanë qenë në pritje të fëmijës janë prekur po ashtu me Covid-19.

Por para pak muajve në Kosovë një grua tjetër shtatzënë ka ndërruar jetë nga Covid 19 bashkë me foshnjën që po e mbante në bark.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular