Mjeku nga Lushnja, Eduart Dhamo, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Dhamo shërbente si mjek në komunitetin e banorëve të Fiersheganit për vite me radhë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur edhe nga Njësia vendore e Kujdesit shëndetësor Lushnje, nëpërmjet një postimi në facebook, por pa sqaruar shkaqet e vdekjes.
Postimi:
Dr. Eduart Dhamo ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Fiersheganit për vite e vite me radhë, si mjek i devotshem.
Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe të zotë ne profesionin e tij.
U prehsh në paqe dr. Edi.