Një mjek në Fier dhe një infermier në Shkodër kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Mjeku Eduart Dhamo ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.
Ai punonte pranë qendrës shëndetësore të Fiersheganit.
“Dr. Eduart Dhamo ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Fiersheganit për vite e vite me radhë, si mjek i devotshem. Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe të zotë ne profesionin e tij. U prehsh në paqe dr. Edi”- shkruan qendra shëndetësore.