BallinaBotaMbahet dialogun i CEO-ve të APEK-ut

Mbahet dialogun i CEO-ve të APEK-ut

spot_img
spot_img

Ne  Pekin nepermjet videos u mbajt dialogu  e CEO-ve të APEK-ut , ku ne fjalimin e tij  Presidenti Xi Jinping vuri në dukje se Kina këmbëngul në vlerësimin e risive si forca kryesore shtytëse për zhvillim, duke krijuar një sistem inovacioni që integron ngushtë teknologjinë, arsimin, industrinë e financat dhe përmirëson vazhdimisht nivelin e zinxhirit industrial, për të siguruar mbështetje të fortë për zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kinës.
Kreu i shtetit kinez theksoi se, ndërsa Kina hyn në një fazë të re zhvillimi, reforma po përballet gjithashtu me detyra të reja. “Ne do të kemi më shumë guxim dhe do të marrim më shumë masa për të thyer pengesat institucionale të rrënjosura thellë dhe për të promovuar modernizimin e sistemit kombëtar të qeverisjes e aftësive të qeverisjes,” tha ai.
Xi theksoi gjithashtu se hapja është një parakusht për përparimin kombëtar dhe mbyllja në mënyrë të pashmangshme do të çojë në prapambetje. Kina është integruar thellësisht me ekonominë botërore e sistemin ndërkombëtar dhe nuk do të kthehet kurrë pas në histori, nuk do të kërkojë “shkëputje” ose do të përfshihet në një “rreth të vogël” të mbyllur dhe ekskluziv,shtoi ai.
Kreu i shtetit i Kinës theksoi gjithashtu se duhet të thellohet koncepti i bashkësisë së fateve të përbashkëta, të nxitet integrimi ekonomik rajonal, të shpejtohen hapat e zhvillimit me anë të risive dhe të nxitet ndërlidhshmëria rajonale, me qëllim që të realizohet zhvillimi i vazhdueshëm, duke u sjellë popujve të Azi-Paqësorit përfitime te ndersjellta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular