Presidenti i Maqedonisë së Veriut mbledh Këshillin e Sigurisë: Ja vendimi i rëndësishëm që mori për situatën e pandemisë

3
225

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, për të diskutuar mbi situatën e krijuar me Covid-19.

Në mbledhjen, ku ishte i pranishëm edhe kryeministrin Zoran Zaev është marrë vendim që t’i propozohet Qeverisë që të shpallë gjendje të krizës në gjithë territorin e shtetit.

“Sot mbajtëm seancën e 10 të Këshillit të Sigurisë, debatuam për gjendjen me Kovid-19. Situata është serioze, gjendja është shumë më e keqe se sa gjatë valës së pranverës. Në këtë drejtim pas një debati ku morën pjesë të gjithë,  Këshilli i Sigurisë vendosi që  t’i propozoj Qeveris që të shpallë gjendje të krizës, në afat prej 30 ditëve në territorin e gjithë shtetit”, tha Pendarovski.

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nesër të mund të shpallet gjendja e krizës në gjithë territorin e vendit.

“Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbajmë mbledhjen e Qeverisë dhe besojmë se do të shpallim gjendje të krizës”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: startnews.news/2020/11/19/presidenti-i-maqedonise-se-veriut-mbledh-keshillin-e-sigurise-ja-vendimi-i-rendesishem-qe-mori-per-situaten-e-pandemise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2020/11/19/presidenti-i-maqedonise-se-veriut-mbledh-keshillin-e-sigurise-ja-vendimi-i-rendesishem-qe-mori-per-situaten-e-pandemise/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: startnews.news/2020/11/19/presidenti-i-maqedonise-se-veriut-mbledh-keshillin-e-sigurise-ja-vendimi-i-rendesishem-qe-mori-per-situaten-e-pandemise/ […]

Comments are closed.