Mjeku Renato Osmënaj që në rrjetet sociale njihet me emrin ‘Xhaxhi doktori’ ka qenë shumë i qartë në lidhje me denoncimin e bërë nga kreu i opozitës Lulzim Basha.
Osmënaj shkruan në Facebook se shifrat i manipulon qeveria dhe jo spitali.
‘Babe! Shifrat i manipulon qeveria jo spitali!
Ne jemi në punë 24 orë në ditë, por pa keqardhje po të them se Basha ka të drejtë!
Edhe unë në infektiv punoj’, shkruan mjeku Renato Osmënaj në postimin e tij në Facebook.