BallinaKronikeTë shtëna me armë zjarri, raportimet e para, dëgjohen deri në...

Të shtëna me armë zjarri, raportimet e para, dëgjohen deri në…

spot_img
spot_img

Breshëri të shtënash me armë janë dëgjuar para 30 minutash te Ura e Mifolit, të cilat kanë alarmuar policinë e qarkut Fier dhe Vlorë.

Rreth orës 20:00 në policinë e Vlorës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë Novosele.

Por breshëria është dëgjuar edhe në krahun e Fierit, në fshatrat e Ferrasit. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro por që nuk ka gjurme të armëve dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Patrulla janë ngritur edhe nga ana Fierit, por ata thonë se të shtënat mund të kenë ardhur nga ana tjetër e Vjosës.

Lumi Vjosë dhe konkretisht ura e Mifolit ndan dy qytetet, Fier dhe Vlorë. Edhe banorët e zonës bëjnë me dije se janë dëgjuar breshëri atomatiku por që është e pa dallueshme nga kanë ardhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular