Një person është ndjerë keq në zonën e ish-bllokut dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” rreth orës 14:30. Policia bën të ditur se P.S, 67 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak teksa ndodhej në një pikë Exchange për të thyer para.
Kjo ngjarje u shoqërua me mjaft mister, pasi disa banorë aty pranë raportuan për të shtëna me armë zjarri
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me urgjencë forca të shumta policie dhe një autoambulancë.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 20.11.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vijon…