Së fundmi kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, është kthyer në qendër të vëmendjes. Sipas mediave të huaja Papa Françesku ka pëlqyer postimin e një modeleje braziliane. Kjo e fundit në postimin e saj në Instagram shihet shumë ‘hot’ teksa vë në pah të pasmet e saj.
Pas këtij skandali ka reaguar Vatikani, i cili vë në hetim rastin. Mësohet se Vatikani, ka nisur punën për të zbuluar si ka ndodhur pëlqimi i modeles gjysmë të zhveshur, teksa dyshohet se ‘like’ mund të jetë dhënë nga brenda Selisë së Shenjtë.
Ndërkohë bëhet me dije se llogaria e Instagramit të Papa Françeskut, përdoret nga një ekip i posaçëm dhe kreu i Kishës Katolike jep miratimin vetëm për postimin e fotove.