BallinaUncategorizedEMRI+FOTO/Humb betejën me koronavirusin punonjësi i RTSH Korçë

EMRI+FOTO/Humb betejën me koronavirusin punonjësi i RTSH Korçë

spot_img

Refat Kacidhja, punonjës i Radio Televizionit Shqiptar në Korçë, ka humbur betejën me koronavirusin. AI ndërroi jetë sot, pas disa ditësh në gjendje të rëndë. Lajmin e bën të ditur RTSH Korçë , ku Kacidhja punonte prej vitesh si shofer.

“Një humbje e madhe për RTSH Korçën. Kolegu ynë, miku i të gjithëve, Refat Kacidhja humbi betejën ndaj këtij virusi që nuk po kursen askënd.

Familja humbi babain shembullor dhe burrin e përkushtuar, ndërsa ne humbëm një mik të mirë, shoferin e papërtuar, njeriun e urtë dhe të qeshur. RTSH Korça nuk do të jetë po e njëjta pas ikjes tënde. Gazetarët e terrenit do ta kenë të vështirë të mësohen pa ty, pa kolegun që nuk përtoi kurrë. Kujtimet do të mbeten gjatë në arkivin e këtij televizioni si një pasuri miqësore që nuk shuhet kurrë. Ikja jote e parakoshme na le pas dhimbje dhe lot.

Bëmë gjithçka për të të mbajtur mes nesh në momentin kur gjendja jote po rëndohej por as përpjekjet tona , nuk ja dolëm dot.

Stafi i RTSH Korçës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kacidhja për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Dera e RTSH Korçës do të mbetet hapur dhe do të jetë gjithmonë një mbështetje për familjarët e tu.  Lamtumirë miku jonë i mirë!”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular