New York dridhet nga hipoteza e një vale të dytë të Covid-19. Shkollat janë mbyllur dhe kufizimet e reja po shfaqen në horizont.
Ndërkohë, vendi ende po merret me valën e parë të pranverës së kaluar.
Rreth 650 kufoma njerëzish që kanë vdekur nga virusi, janë ende në kamionë frigoriferikë në bregun e lumit në Brooklyn.
Trupat u përkasin njerëzve për të cilët familjarë nuk është interesuar. Kamionët u vendosën si një morg emergjence gjatë kulmit të pandemisë dhe autoritetet kanë punuar që prej asaj kohe për të gjetur dhe ndihmuar familjet e viktimave.