BallinaAktualitetE bija e Bashkim Koplikut si mban dot lotët: E pabesueshme! Nuk...

E bija e Bashkim Koplikut si mban dot lotët: E pabesueshme! Nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit

spot_img
spot_img

Ish-zv.kryeministri, Bashkim Kopliku është përcjellë sot në banesën e fundit pasi nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19.

Familjarë, miq, të afërm dhe personalitete shqiptare i kanë dhënë lamtumirën e fundit në një ceremoni të mbajtur në ambient të hapur në qytetin e tij, Durrësin.

Vajza e tij, që gjithashtu u prek nga COVID-19 teksa ka falënderuar të pranishmit nuk e ka mbajtur dot veten duke shpërthyer në lot. Por nuk kanë munguar dhe akuzat e saj ndaj shtetit. Ajo tha se i ati nuk vdiq nga COVID-19 por nga pakujdesia e shtetit.

“E pabesueshme për të gjithë. Për ju ishte Bashkim Kopliku për mua ishte im atë. Sa i drejtë që ishte, sa shumë bënte për gjithë njerëzit. Nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit. Ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. Vdiq kur po e dërgonim në avion në Itali për kurim më të specializuar”, tha ajo.

Kopliku ka qenë deputet tre herë në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetar i Komitetit të Parë Pluralist në verën e largët të vitit 1991, Zv/Kryeministër, Ministër i Brendshëm në qeverinë e parë demokratike, Ministër i ekonomisë dhe kryetar i komisionit të ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ish-kryeinxhinieri i URT-së së famshme u largua nga Partia Demokratike në vitin 1997, për të mos u angazhuar më në politikë, por duke qenë një qytetar mjaft aktiv në median e shkruar dhe vizive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular