BallinaPolitikeU rizgjodh kryetare e LSI-së, Kryemadhi: Do t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën

U rizgjodh kryetare e LSI-së, Kryemadhi: Do t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas rizgjedhjes së saj në krye të partisë, më 21 nëntor në një proces zgjedhor online të mbajtur në të gjithë vendin.

Me një deklaratë për mediat, Kryemadhi falënderoi LSI dhe qytetarët, ndërsa tha se detyra e partisë që ajo drejton është “t’u rikthejë qytetarëve shpresën”.

“Faleminderit LSI, sot është vetëm fillimi. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë por jemi mësuar. Që të fitojmë mbi vështirësitë duhet t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën.

Sot jam shumë krenare për të gjithë ju sepse më bëtë një grua që është drejtuese e një partie politike. Gratë dinë të përballen me sfida dhe vështirësitë. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen çdo ditë.

E mora drejtimin e LSI-së në një kohë mjaft të vështirë për të, kur sapo kishte dalë në opozitë. na është dashur të përballemi me sfida shumë të mëdha por me mbështetjen tuaj ia dolëm. E shpall se do të vazhdoj ta bëj këtë parti, një parti të mikpritur.

Vazhdoj të ftoj të rinjtë e të rejat jo vetëm për të qenë pjesë e LSI-së por vendimmarrës. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat”, deklaroi Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular