Një aksident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në aksin Iballë-Fierzë në vendin e quajtur Kokedode.
Disa persona, punonjës të pyjores, janë zënë poshtë nga një makinë.
Për shkak të zonës së thellë malore është e pamundur të futet ambulanca për të marrë të lënduarit dhe kërkohet helikopter.