Një aksident i rëndë është regjistruar në Iballë të Pukës, me pasojë vdekjen e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër.
Ndërsa dy shtetas të tjerë punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Tiranes.
Mark Ndou ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje por ka humbur jetën në aksidentin tragjik.
Ndou prej 7 vitesh ishte në krye të Inspektoratit të Pyjeve, ndërsa më përpara ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nën siglën e Partisë Socialiste të Moderuar (PSM)