Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi është përfshirë në debate me zv/ministrin e Financave, Besart Kadia, emërim që shkaktoi jo pak bujë pasi vinte nga radhët e opozitës.
Duke diskutuar për situatën nga koronavirusi, Shehi fajësoi maxhorancën, ndërsa Kadia tha se masat merren në varësi të situatës.
Pjesë nga debati:
Kadia: Po çfarë more.
Shehi: Ore s’të vë faj unë ty se ti je i fundit në rresht.
Kadia: Jo më dëgjo…
Shehi: Po do na lësh të flasim tani apo jo, e paske mësuar zanatin tani ti. Përgjegjësitë e ka qeveria pasi ju po qeverisni.
Kadia: Këtu jemi shqiptar. Për të luftuar pandeminë duhet të jemi bashkë.