Sulmuesi shqiptar i Salzburgut Mërgim Berisha i shënon sërish kampionëve të Europës Bajern Mynihut. Në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampioneve, 22-vjeçari ngushtoi shifrat e takimit në 3-1.
Pas një thyerje të aksionit të bavarezëve, Berisha merr një top nga krahu i djathtë nga shoku i skuadrës Kristensen duke mposhtur portierin Nojer.
Kujtojmë që dhe në përballjen e fundit mes Bajernit dhe Salzburgut, Berisha shënoi sërish ndaj gjigantëve gjermanë.
PANORAMASPORT.AL