Kreu i Bashkisë dhe një nga anëtarët e Këshillit të Qarkut Kukës që ndërmorën vendimin për heqjen e titullit të nderit për Veton Surroin, ka kërkuar ndjesë.
Me një reagim në faqen e tij zyrtare, Gjici shkruan se nuk e kanë menduar gjatë kërkesën e bërë.
Sipas kryebashkiakut të Kukësit, kanë qenë 57 familje të dëshmorëve të UÇK-së që kishin bërë këtë kërkesë.
Reagimi i Safet Gjicit:
Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut, lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit ‘Qytetar Nderi’ Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK!
Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.
Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.