Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka përshëndetur mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që u ndoq dhe nga Avokati i Popullit, përfaqësues të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Me një shënim në Twitter, Yuri Kim shkruan se kjo mbledhje tregoi bashkëpunimin mes KED, Presidencës e Parlamentit, për të vepruar me urgjencë në lidhje me opinionet e Komisionit të Venecias.
Yuri Kim shkruan mes të tjerash se Gjykata Kushtetuese në vend, duhet të jetë funksionale deri më 31 dhjetor të këtij viti.
“Mbledhja e djeshme e KED tregon bashkëpunimin e saj, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai Shqipërinë një hap më afër një Gjykate Kushtetuese funksionale më deri më 31 dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, thotë Yuri Kim.