Tre aksidente të veçuara janë shënuar këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës.
Në aksidentin e parë janë përfshirë 3 makina, në të dytin janë përfshirë 2 makina ndërsa në aksidentin e tretë katër makina.
Të gjithë këto aksidente kanë ndodhur brenda një kilometri.
Për fat të mirë nga këto aksidente nuk raportohen njerëz të lënduar.