Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, ka zbuluar një ditë më parë se ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19. Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, teksa uron ditën e Pavarësisë ajo edhe tregon se ka disa ditë që është izoluar në shtëpi.
Mandola falënderoi gjithashtu të gjithë personat që e kanë mbështetur dhe shpreson që t’i rikthehet normalitetit sa më shpejt.