Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali.
Fatkeqësisht viktimë i këtij aksidenti është një i ri shqiptar, banues në Argenta, Ferrara, Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta të mesditës, kur i riu duke udhëtuar me një makinë tip ‘Ford’ është ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pemët anash rrugës.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkatërruar pjesën e përparme të makinës.
Fatkeqësisht 22-vjeçari shqiptar nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Policia dhe autoambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të bëjnë asnjë gjë.
I riu shqiptar punonte në një ndërmarrje në Ravennate.