Ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasani, Kozma Hakani ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Hakani ishte infektuar me koronavirus dhe kishte rreth 14 ditë i shtruar në spitalin COVID 2.
Kozma Hakani ka qenë edhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit dhe për 40 vite punoi në sistemin e Arsimit në shkolla të ndryshme të qytetit.
Situata e COVID në Elbasan
Me ndarjen nga jeta të Kozma Hakanit numri i viktimave në Elbasan ka shkuar në 69, nga 810 që janë në total në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa në 24 orët e fundit në këtë qytet janë testuar pozitivë 27 raste, nga 557 raste të reja që u shënuan sot.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 38 182.