Dy operacione të përbashkëta të Policisë së Shtetit me Europol, Interpol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese janë njoftuar sot nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë.
Operacioni i parë global i këtij lloji kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, i drejtuar nga Europol me përfshirjen e 30 vendeve si Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Europol identifikoi rritjen e mundshme të rasteve të trajtuara lidhur me shpërndarjen e paligjshme të mbeturinave sanitare dhe për këtë shkak Europol nisi operacionin Retrovirus.
Oficerët kryen inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve.
Rreth 280.000 inspektime dhe 102 arrestime janë kryer deri më tani, konkretisht:
278.291 inspektime të kryera.
102 arrestime.
Ndaj më shumë se 819 subjekte dhe individëve janë marrë masa administrative.
800.000 euro në asete të sekuestruara.
22 sekuestrime të mbetjeve.