Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po drejton një qeveri që fsheh viktimat e Covid.
Me anë të një statusi në Facebook, Maliqi shkruan se “Rama, babagjyshi Surrelit po jeton dimrin e fundit”.
Statusi i plotë i Maliqit
Babagjyshi i Surrelit po jeton Dimrin e fundit… por, do ti japë një Dhuratë të madhe shqiptarëve… Humbjen e tij të thellë më 25 Prill!
Të dashur miq! Kjo është dita e parë e muajit më festiv të vitit. Por edhe sot, Shqipëria u zgjua me breshëri plumbash… në Lezhë, vetëm 3 ditë pas atentatit mafioz në Shkodër.
Ku po shkon Shqipëria?! Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për të festuar e për të mirëpritur me shpresë këtë muaj që duhet të ishte ndryshe.
A kanë arsye për të festuar shqiptarët kur shohin se çfarë po ndodh me menaxhimin e pandemisë; kur shohin bashkëqytetarë të tyre që po hidhen përditë dritareve të spitaleve; kur shohin një Qeveri që fsheh edhe të vdekurit; kur shohin spitalet plot e tmerrohen se nëse sëmuren, nuk kanë ku të shkojnë; kur shohin që hapen spitalet 1, 2, 3, 4, për propagandë e shoë elektoral, por në të vërtetë vetëm ata e dinë se si është realiteti konkret.
A kanë arsye për të festuar shqiptarët, kur ecin në rrugë, dhe mund të bëhen vikitma të plumbave që hidhen në hava në zonat më të populluara të vendit.
A kanë arsye për të festuar shqiptarët, kur shohin bashkëqytetarët e tyre nëpër çadra në Dimrin e dytë pas tërmetit?!
Shpresa e vetme që unë mund ti jap sot shqiptarëve, është që t’ju them se ky është Dimri i Fundit me dhimbje, fatkeqësi, vështirësi, halle jetike; ky është Dimri i Fundit i Babagjyshit mizor të Surrelit.
Por, mendoni pozitivisht, sepse edhe Babagjyshi Diktator i Surrelit e ka një Dhuratë të madhe për ju: Humbja e tij e thellë më 25 Prill 2021. Prisni edhe pak… për të jetuar Pranverën tuaj!