BallinaAktualitetMjeku shqiptar në Spanjë zbulon çfarë ndodh me pacientët që riinfektohen me...

Mjeku shqiptar në Spanjë zbulon çfarë ndodh me pacientët që riinfektohen me Covid-19

spot_img
spot_img

Në një kohë kur një pjesë e madhe e vendeve po përballet me një valë të dytë infeksionesh me SarsCov2, janë ngritur shumë pyetje në lidhje imunitetin që krijohet pas infektimit me Covid-19.

Studime nga më të ndryshmet në mbarë botën vazhdojnë të mbajnë të informuar opinionin në lidhje me rolin që luajnë antitrupat pasi ke kaluar Covid.

Antitrupat cilësohen si një pjesë e kryesore e mbrojtjes sonë imune dhe ndalojnë virusin të futet brenda qelizave të trupit. Pra me pak fjalë krijimi i tyre është mjaft i rëndësishëm për të shmangur një ri infektim.

Në një lidhje ‘Skype’ nga Spanja për ‘Wake Up’, imunologu Aldi Pupuleku sqaroi çfarë ndodh me personat që e kanë kaluar njëherë Covid.

“Një person që e ka kaluar njëherë sëmundjen dhe gjeneron një përgjigje imunitare, atëherë nëse e kalon përsëri ose nuk infektohet, sepse imuniteti që ka krijuar e mbron, ose mund të infektohet dhe të ketë simptoma më të lehta.

Një ngarkesë virale e madhe mund të bëjë që një person që e ka kaluar njëherë sëmundjen të riinfektohet dhe ka pasur raste dhe pse të rralla.

Ngarkesa virale ndikon edhe se si do të jetë sëmundja për sa i përket simptomave. Personat që kanë simptoma të lehta ose janë asiptomatikë mund të kenë një përgjigje imunitare që nuk është e mjaftueshme. Dhe në rast se ekspozohen përsëri, mund të infektohen sërish.

Thamë që ka raste. Unë do t’i këshilloja të gjithë që të vazhdojmë të respektojmë masat, të mbajmë maskën, distancimin social. Të jenë të kujdesshëm”, sqaroi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular