Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me plagosjen e mëngjesit të sotëm në Lezhë. Hilë Gjini, 43 vjeç është plagosur me dy plumba në këmbë në fshatin Balldre.
Autori është identifikuar si një banor i zonës, i identifikuar si Gjergj Gjini, i cili ka përdorur armë automatik.
Mendohet se ky i fundit vuan nga probleme mendore.
Hilë Gjini ka qëndruar rreth 30 minuta në makinë ku u qëllua, derisa ka ardhur ambulanca që e ka transportuar atë në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.