Edhe pas dy orësh, 27 vjeçari i vrarë në fshatin Dukat të Vlorës ndodhet ende brenda mjetit të tij tip Benz Mercedez, kjo pasi po kryhet ekspertiza në vendin e ngjarjes.
I riu dyshohet të jetë vrarë për çështje që lidhen me drogën.
Ai u goditur me breshëri plumbash, ku tetë prej tyre e goditën në trup dhe i morën jetën.
Ai ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali ku edhe ka kryer burg.
Ka qenë një banor i zonës ai që ka lajmëruar policinë për ngjarje.
Në zonë, forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle të shumta, ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar.