Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), një institut amerikan i shëndetit publik, pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, ka njoftuar se së shpejti do të nxjerrë udhëzime të reja, duke zvogëluar numrin e ditëve që njerëzit duhet të vetë karantinohen, pasi janë testuar pozitivë me COVID-19, apo që kanë pasur kontakte me persona të infektuar.
Udhëzimet e reja rekomandojnë se karantimi duhet të zgjasë për 7-10 ditë pas ekspozimit dhe jo 14 ditë, siç është aktualisht.
Individët mund të përfundojnë karantinën e tyre pas 7 ditësh nëse marrin një test negativ, ose pas 10 ditësh, nëse nuk testohen.
Bazuar në studime, njerëzit e infektuar me koronavirus kanë më shumë të ngjarë të transmetojnë virusin në pesë ditët e para pas shfaqjes së simptomave. Në përgjithësi, një person quhet i parrezikshëm për të transmetuar virusin kur plotëson këto kritere:
– të kenë kaluar 10 ditë nga dita kur u shfaqën simptomat e para
– të kenë kaluar 24 orë pa ethe dhe temperaturë si edhe pa përdorur medikamente për uljen e temperaturës
– simptomat e koronavirusit të jenë në përmirësim
Ekspertët e shëndetit vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e masave për të ulur numrat e infektimeve në gjithë botën. Përdorimi i maskave, distancimi social, larja e shpeshtë e duarve dhe qëndrimi larg turmave mbeten gjithnjë të rëndësishme./ CNN