Një 37-vjeçar nga Elbasani, i identifikuar si Elton Gegolli humbi jetën si pasojë e koronavirusit.
Gegolli ishte i shtruar prej 10 ditësh në spital, por gjendja e tij është rënduar së fundmi, duke ndërruar jetë ditën e sotme.
Mësohet se i riu, Gegolli ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë ku u shtrua në spitalin Covid/2. 37-vjeçari nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.