BallinaAktualitet“Franca mi mori fëmijët me zor”- Historia e trishtë e Gruas: Kam...

“Franca mi mori fëmijët me zor”- Historia e trishtë e Gruas: Kam një vit pa i parë, s’më lejojnë të flas

spot_img
spot_img

Rovena Abedini ka treguar historinë e trishtë të saj, ndërsa tha se ka një vit pa parë fëmijët e saj, të cilët ndodhen në një jetimore në Francë.

Ajo ka rrëfyer në emisionin “Pa gjurmë” se 3 fëmijët e mitur, djali 13-vjeç dhe vajzat 11 dhe 12-vjeç, po “mbahen peng” në Francë, ndërsa gjithçka për të nisi pasi iku atje për të kërkuar azil.

“Unë ika në Francë në vitin 2016. Atje qëndrova 8 muaj në Dijon dhe më pas më erdhi negativi. Më pas u zhvendosa në Lion, ku qëndrova 4 vite. Zyra e emigracioni më la të jetoja rrugëve. Në shtëpi të vjetra jetoja. Franca nuk më ka ndihmuar. Nuk ushqeja dot fëmijët me 130 euro në muaj që më jepnin. Dilja rrugëve, lypja. Jam strehuar në një kamp prej 6 muajsh pastaj më nxorën, pasi kërkuan të më kthenin në Shqipëri. Unë nuk pranova. Fëmijët i çoja në shkollë, nuk doja që ato të rrinin pa shkollë”, ka treguar ajo.

Ajo thotë se autoritetet franceze kanë ndërprerë çdo komunikim të saj me fëmijët pas ardhjes në Shqipëri.

“Unë u ktheva në Shqipëri dhe asistenca më nxirrte fëmijët në telefon. Ata më pyetën ku isha dhe u detyrova t’i tregoja të vërtetën, se ndodhem në Shqipëri. Ata më ndërprenë komunikimin me ta. Kam një vit që nuk i kam parë Unë dua të kem kontakt me fëmijët e mi dhe të flas me ta”, shprehet nëna e tre fëmijëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular