Një video tronditëse që tregon një infermiere të Çikagos që ndërmjetëson një komunikim të një pacienteje 85-vjeçare me familjen, nëpërmjet tabletit, ndërsa i thotë familjarëve se “ajo mbylli sytë, ju dëgjoi”, kur ata i thanë “të duam” nga ekrani.
Infermierja Alma Abad është kujdesur për Florence Bolton në njësinë e kujdesit intensiv në Chicago, ndërsa gruaja e moshuar lufton me virusin vdekjeprurës.
Abad gjithashtu ka mundësuar bisedë me video me familjen e Bolton në mënyrë që ata të mund të kalojnë ca kohë me të afërmin e tyre të sëmurë nga larg.
Video prekëse tregon Bolton të shtrirë në shtrat me një maskë oksigjeni të vendosur.
Abad, e cila është e veshur me pajisje të plota mbrojtëse personale, heq maskën e Bolton dhe afron ekranin mbi shtratin e saj, në mënyrë që familja të mund t’i shohë fytyrën.
‘Hej, gjyshe,’ thotë familja e Boltonit.
Infermierja përpiqet që butësisht ta afrojë atë për të parë familjen e saj, para se ajo të vendosë maskën përsëri në fytyrën e saj.
‘Ajo e dëgjoi zërin tënd’, i thotë Abad familjes.
“Të dua”, i thonë ata gjyshes së tyre.
Abad thotë: ‘Ajo mbylli sytë, të dëgjoi ty’.
Telefonatat me video dhe audio është forma e vetme e kontaktit që shumica e pacientëve me COVID-19 mund të kenë me të dashurit e tyre nga spitali.