BallinaAktualitetPa sëmundje shoqëruese, 27-vjeçari shqiptar fiton betejën me Covid-19: Tani fillon jeta...

Pa sëmundje shoqëruese, 27-vjeçari shqiptar fiton betejën me Covid-19: Tani fillon jeta ime e dytë

spot_img

Albi Bami, 27-vjeçari shqiptar i cili është kuruar ndaj Covid-19 në Gjermani, fiton betejën me virusin.

Mediat e huaja shkruajnë se ai nuk ka pasur sëmundje të tjera, por i prekur nga Covid-19 gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Bami u transferua në spitalin “Winterberg”, në Gjermani ku edhe qëndroi për një muaj, ndërsa qëndroi për katër javë në terapinë e kujdesit intensiv.

Nikolaus Graf, mjek i kujdesit intensiv, tha se 27-vjeçari kaloi një periudhë të rëndë të sëmundjes edhe pse një pacient i ri në moshë, shkruajnë mediat e huaja.

Vetë i riu shqiptar është shprehur se për të fillon një jetë e dytë pas betejës me COVID-19.

“Tani fillon jeta ime e dytë. Tani dua si një foshnje të mësoj sa më shumë. Kujtoj që për shkak se gjendja ime shëndetësore u vështirësua prej koronavirusit, tashmë ndjehem edhe i dobët, duke ndjerë dobësi muskulore”, shprehet ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular