BallinaBotaPërfaqësuesit e vendeve të mekanizmit “17+1” vizituan në Kunshun Grupin “Goodbaby”

Përfaqësuesit e vendeve të mekanizmit “17+1” vizituan në Kunshun Grupin “Goodbaby”

spot_img

Më 5 dhjetor, përfaqësuesit e vendeve të mekanizmit “17+1” vizituan në Kunshun Grupin “Goodbaby”, i cili është krijuar në vitin 1989 dhe është një nga ndërmarrjet e mëdha të qytetit Kunshan. Grupi ”Goodbaby” merret me prodhimin e produkteve për nënën e fëmijën. Si në Kinë, ashtu edhe në Evropë e në ShBA, mund të gjeni kudo produkte “Goodbaby”.

Gjatë zhvillimit dhe fuqizimit të vazhdueshëm prej 40 vjetësh, “Goodbaby” i kushton gjithmonë rëndësi sigurisë së produkteve, duke u bërë një emër shumë prestigjioz në këtë sektor. “Goodbaby” është bërë një laborator bashkëpunimi me kompani prestigjioze ndërkombëtare, si SGS, “TUV NORD” dhe CPSC. Nëse kalojnë testimin në “Goodbaby”,  produktet mund të kërkojnë drejtpërdrejt certifikim në vendet dhe rajonet evropiane.

Përveç kësaj, “Goodbaby” është edhe anëtar i ASTM-it dhe CEN-it, duke marrë pjesë në hartimin dhe rishikimin e standardeve të produkteve për nënën e fëmijën të shumë vendeve dhe rajoneve. Vlen të përmendet se Kunshan-i është qyteti i parë në nivel konteje i Kinës ku GDP-ja i ka kaluar 50 miliardë eurot dhe aty ka shumë ndërmarrje si “Goodbaby”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular