Ditët e fundit, Kina dhe Australia janë përfshirë në një debat publik, që mori shkas nga vrasja e disa civilëve afganë nga një ushtar australian. Kina e bëri publik rastin dhe e dënoi këtë ngjarje, ashtu si pothuaj e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Përkundër këtij fakti Kryeministri austrialian nuk kërkoi falje, por shprehu pakënaqësinë e tij që rasti u publikua dhe u dënua nga Kina e në vazhdim edhe nga shtete të tjera.Kryeministri austrialin Morrison e dënoi Kinën , duke menduar se kjo e fundit nuk ka të drejtë të bëjë publik një rast të tillë. Sipas njoftimeve, për të fshehur skandalin , pala australiane ka bërë çfarë është e mundur që ky rast të mos publikohej dhe këtu nis zemërimi i kryeministrit Morrison.Pse reagoi kështu Morrison ? Dijetari britanik Martin Jacques vuri në dukje se : ” Nuk është fotoja ajo që ngjalli zemërimin e tij , arsyeja është se ai mendon se Kina nuk ka të drejtë të komentojë veprimin e vrasjes nga ana e trupave austrialiane të civilëve në Afganistan”. Ish -ambasadori australian në Poloni, Tony Kevin theksoi se : ” Në se pala australiane nuk kërkon falje dhe nuk e ndëshkon kriminelin, do të dëmtohen jo vetem reputacioni iAustralisë, por edhe i botës perëndimore ”
Në një koment të saj CMG -ja thekson se ” vendet perëndimore duhet të reflektojnë se pse pas zbatimit të detyrave ushtarake në Afganistan për rreth 20 vite, nuk është përmisuar gjendja e sigurisë publike atje ?Ushtrimi i veprimeve të dhunshme nga disa trupa perëndimore është një arsye e rëndësishme.Në këtë moment, disa politikanë e media aleate të Australisë u shprehën me radhë se do ta përkrahin Australinë në ballafaqimin me Kinën, kështu një krim njerëzor u shndërrua në një ngjarje diplomatike.CMG ne komentin e saj nenevizon “që disa politikanë perëndimorë janë të mendimit se vendet perëndimore kanë vlera të përbashkëta dhe kanë të drejtën ta kritikojnë rastësishëm Kinën, por ata nuk e lejojnë Kinën t’i kritikojë, prandaj orvaten t’ja heqin Kinës të drejtën e publikimit të fakteve.”