Koronavirusi vijon të regjistrojë bilance tragjike në Shqipëri, ku vetëm 24 orët e fundit 19 persona kanë humbur jetën dhe 846 pacientë rezultojnë të infektuar.
Numrin më të lartë të vdekjeve dhe infektimeve vijon të mbajë Tiranë, ku 24 orët e fundit regjistroi 7 viktima dhe 265 raste.
Sipas të dhënave zyrtare, tre qarqet me numrin më të lartë të infeksioneve pas Tiranës, janë Fieri, Durrësi dhe Korça.
Rastet e të infektuarve aktivë
Tiranë 10680
Durrës 1375
Elbasan 865
Fier 1541
Korçë 1088
Vlorë 1017
Shkodër 854
Lezhë 726
Berat 653
Kukës 422
Dibër 238
Gjirokastër 514
Si paraqitet situate në spitale
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.