Mjeku i Urgjencës Ilir Allkja ka publikuar sot, pamjet dramatike nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, Sanatorumi, ku ambulancat me të sëmurë radhiten njera pas tjetrën duke pritur të dorëzojnë pacientët me Covid-19.
Mjeku e ka konsideruar këtë panoramë ngjethëse, si “normale” në një vend si yni, por që rrëzojnë me prova propagandën e Kryeministrit Edi Rama që iu servir qytetarëve një realitet të rremë.
Ajo që e shëmton fare keq situatën ku ndodhemi, është propaganda qeveritare e cila tregon një situatë normale, me kapacitete spitalore të paezauruara, me shërbim me standarte të njëjta me Francën , Gjermaninë etj,” ka nënvizuar ai.