BallinaPolitikeMbyllen aplikimet për “Deputeti që duam”, sa kandidatë do të përzgjidhen për...

Mbyllen aplikimet për “Deputeti që duam”, sa kandidatë do të përzgjidhen për listat e PS në 25 prill

Rreth dy muaj më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi platformën dixhitale “Deputeti që duam”. Përmes kësaj platforme online të prezantuar fillimisht nga kryeministri Edi Rama, u apelua që të aplikonin të rinj, duke dërguar CV, video dhe arsyen pse duan të jenë pjesë e PS si kandidatë për deputetë në një zonë të caktuar në garën e 25 prillit, në kërkim të një mandati të tretë qeverisës.

Së fundmi, aplikimet janë mbyllur dhe mësohet se deri më tani kanë aplikuar 1587 persona.

Nga të gjitha aplikimet e deritanishme do të përzgjidhen vetëm në fazën finale vetëm 20 prej tyre, duke u bërë pjesë e 140 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e Prillit.

Mbyllen aplikimet për “Deputeti që duam” , sa

Sa i përket vlerësimit të performancës së deputetëve, është e ndarë në tre faza, nëntor, janar dhe shkurt. Në secilën fazë deputetët vlerësohen me pikë nga 1 në 5.

Në fazën e parë, sipas Arben Pëllumbit, Sekretar Organizativ, njëherësh deputet i PS, duke folur në ‘Vizion plus’, janë përzgjedhur 100 aplikantë, i cili sqaron se ata do t’i nënshtrohen një tjetër faze përzgjedhëse.

“Do të kalojnë në një proces trajnimi në bashkëpunim me fondacionet që bashkëpunojnë me PS për të gjykuar se cili prej tyre do të jetë në listën e përzgjedhur nga PS”, tha Pëllumbi.

Ai shtoi se mes tyre janë më shumë gra e vajza, mosha të reja dhe persona me përvojë, por edhe nga ata që jetojnë jashtë Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular