Mjeku Alban Ylli tha se aktualisht Shqipëria ka një transmetim intensiv komunitar të virusit të COVID-19.
Në një intervistë në “Euro neps”, ai u shpreh se më me risk janë qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi, por shtoi se koronavirusi po qarkullon dendur në çdo qytet.
“Në Shqipëri sikur kemi një farë frenimi javën e fundit, ndoshta në javët që vijnë mund të kemi një frenim të kurbës, por aktualisht jemi në një qarkullim shumë intensiv të virusit”, tha mjeku.
Megjithatë atë, mjeku dha edhe lajmin e mirë, ndërsa shtoi se me masat e marra, në 2 javët në vijim, mund të shohim një frenim të kurbës së sëmundjes.